Buffon drejt Portos, tashmë jo thjesht një ide!

Pasi zyrtarizoi largimin nga PSG, Gianluigi Buffon është ende në kërkim të një ekipi të ri për sezonin e ardhshëm. Në orët e fundit, pista që e dërgon 41-vjeçarin te Porto po fiton terren. Portierin veteran e josh ideja për të zëvendësuar Iker Casillas në “kuadratin” e “Dragons”, pas problemeve serioze me zemrën, që pati spanjolli i njohur. Një legjendë në vend të legjendës, ky do të ishte skenari më i mirë për Buffon, por edhe për klubin e njohur portugez.

Menaxheri i portierit të shquar italian, Silvano Martina, pranoi se klienti i tij e sheh me pozitivitet të madh këtë mundësi. Duke folur për “O’ Jogo”, ai nënvizoi: “Nuk ka asgjë konkrete për momentin, nuk kemi pasur kontakte të drejtpërdrejta me askënd nga Porto, por ideja për të luajtur me këtë skuadër të njohur në Portugali është shumë intriguese për Buffon.Image result for buffon

Kjo, për shkak se po flasim për një klub me një histori të madhe, që luan në Ligën e Kampionëve. Porto është një klub i madh, në të cilin do të gjente edhe shokun e tij, Sérgio Conceição (luajtën së bashku te Parma)”

E sigurt është se “Dragons” janë në kërkim të një “mbrojtësi ekstrem” të besueshëm për t’u përballur me sezonin e ardhshëm. Edhe Buffon, në moshën 41-vjeçare, po kërkon një sfidë të re për ta matur sërish veten, ndoshta në një ekip që do t’i lejojë të luajë sërish në Ligën e Kampionëve.Image result for buffon