Milan godet në merkato, transferon një mesfushor

Në pritje të prezantimit të organigramës së re të drejtuesve, Milani ka bërë edhe goditje ne parë në merkato, duke veshur kuqezi mesfushorin boshnjak të Empolit, Rade Krunic.

Ky i fundit ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm me toskanët, duke shënuar 5 gola dhe asistuar për 7 të tjerë, në 33 ndeshje të luajtura në kampionatin italian.

Kartoni i Krunic do t’i kushtojë Milanit 6 milionë euro, plus dy të tjera në formë bonusesh lehtësisht të arritshme, ndërsa për boshnjakun, kuqezinjtë thyen konkurrencën e Genoas dhe Torinos./SupersportImage result for krunic milan