Zyrtare, Real Madrid godet në merkato!

Pas Luka Jovic dhe Eden Hazard, Real Madrid ka siguruar edhe mbrojtësin e Lyon, Ferland Mendy.

Në një komunikatë për shtyp, klubi madrilen ka bërë të ditur se: 

“Real Madrid ka arritur marrëveshjen me Lyon për transferimin e Ferland Mendy. Lojtari ka nënshkruar me klubin deri në 2025-ën. Mendy do të prezantohet 19 qershorin e ardhshëm në orën 13:00”.

Mbrojtësi i majtë i ka kushtuar “Galaktikëve” 48 milionë euro+5 milionë euro bonuse. Kontrata për të është 6-vjeçare, me francezin që do të qëndrojë në Madrid deri në vitin 2025.